• Ankesa

Rektori Gjuraj pret studentët fitues të tre vendeve të para në “Research Paper Competition”

Rektori Gjuraj, priti sot në një takim të përzemërt studentët fitues të edicionit të 6-të të Research Paper Competition, një iniciativë që synon të nxisë kërkimin shkencor dhe ekselencën akademike në arsimin e lartë.

Në këtë konkurs, tre studentë të Universitetit të Shkodrës u vlerësuan me tre vendet e para:

Admir Dahati, vendi i parë – “Cyberbullying in Western Balkans: Victimization, Perpetration and Bystander Intervention” (Fakulteti i Shkencave të Edukimit)

Sinoida Shkambi, vendi i dytë – “The Impact of Expectancy, Instrumentality, and Valence on Job Satisfaction” (Fakulteti Ekonomik)

Irida Zmijanej, vendi i tretë – “Distribution of Main Species of the Lamiaceae Family and Their Benefits in the Shiroka Region” (Fakulteti i Shkencave të Natyrës)

Rektori Gjuraj përgëzoi studentët për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre akademik, duke theksuar se këto arritje janë pasqyrë e cilësisë së mësimdhënies dhe e mbështetjes institucionale që ofron Universiteti i Shkodrës.

Ky sukses u mundësua edhe falë bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Shkodrës dhe Albanian-American Development Foundation (AADF), përmes projektit CleanScore, që u ka dhënë studentëve akses në platformën kërkimore JSTOR – një burim i vlefshëm për zhvillimin e punimeve shkencore.

Urime të përzemërta Admirit, Sinoidës dhe Iridës për këto arritje të merituara, që nderojnë universitetin tonë dhe frymëzojnë studentët e tjerë drejt ekselencës akademike.