Rektori Gjuraj dhe Znj. Zmijani Diskutojnë për Programin 'Garancia Rinore'

Në vijim të takimeve për gjithëpërfshirjen e UNISHK në jetën sociale të qytetit, Rektori Gjuraj priti Drejtoren e Drejtorisë Rajonale të Punësimit të (AKPA) Shkodër, znj. Rozafa Zmijani.

Në takim u diskutua mbi programin “Garancia Rinore”, një iniciativë e Bashkimit Europian që është programi më i madh për mbështetjen e të rinjve. Ky program synon të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh dhe mundësish për të rinjtë, me qëllimin kryesor integrimin e tyre në tregun e punës, duke i ofruar mundësi për punësim, trajnime dhe mbështetje për zhvillimin e aftësive profesionale.