Rektori Gjuraj dhe Ambasadori Hüseynov Diskutojnë Shkëmbimet Akademike me Universitetet Azerbajxhanase

Në vijim të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e UNISHK-ut, rektori Gjuraj priti ambasadorin e Azerbajxhanit, z. Anar Hüseynov. Takimi u fokusua në mundësitë e shkëmbimeve të studentëve dhe stafit akademik në fushat e edukimit, turizmit, teknologji informacioni, etj.. Rektori theksoi se arsimi i lartë dhe shkenca tejkalojnë kufijtë kombëtarë, duke shprehur gatishmërinë e Universitetit të Shkodrës për të bashkëpunuar edhe me universitete jashtë hapësirës europiane.

Me hapjen e misionit diplomatik të Shqipërisë në Azerbajxhan dhe me mungesën e regjimit të vizave, mundësitë e bashkëpunimit janë më të mëdha. Ambasadori Hüseynov premtoi se së shpejti do të ofrojë një prezantim të detajuar të universiteteve të Azerbajxhanit, për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit me UNISHK-un, si universiteti i vetëm në Veriun e Shqipërisë.