Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në Regional AI Hackathon 2025!
Në aktivitetin Regional AI Hackathon – “Empowering Innovation through Artificial Intelligence”, që u zhvillua sot në Pallatin e Kongreseve, Tiranë (14 tetor 2025), Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u përfaqësua me dinjitet nga Assoc. Prof. Dr. Siditë Duraj, Shefe e Departamentit të Matematikës dhe Informatikës.
Gjatë diskutimit në panelin “Education & Skills”, Dr. Duraj ndau vizionin e Universitetit të Shkodrës për rolin e edukimit në zhvillimin etik dhe njerëzor të inteligjencës artificiale.
Ajo theksoi se:
“AI mund të funksionojë vetëm nëse funksionon për njerëzit. Arsimi duhet të udhëheqë teknologjinë, jo ta ndjekë atë.”
Duke iu referuar misionit të Universitetit të Shkodrës, ajo shtoi:
“Prandaj misioni ynë është të humanizojmë teknologjinë, jo të mekanizojmë arsimin.”
Në fjalën e saj, Dr. Duraj prezantoi gjithashtu nismën inovative të Universitetit — përfshirjen e lëndës “Artificial Intelligence in Teaching” në programin e Masterit për Mësimdhënie në Informatikë, si dhe synimin për zgjerimin e integrimit të AI në fusha si Ekonomia, Edukimi dhe Shkencat Shoqërore.
Ky përfaqësim nderon Universitetin tonë si pjesë aktive të rrjetit rajonal të bashkëpunimit ndërmjet akademisë, industrisë dhe institucioneve për promovimin e inovacionit me qëndër njeriun.
