Në mbledhjen e zgjeruar të rektoratit, u diskutua për çështje prioritare që kanë të bëjnë me fillimin e vitit të ri akademik 2024-2025. Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vuri theksin tek aktivizimi i programeve të ciklit të dytë të studimeve; reformimi i programeve të studimit dhe skicimi i programeve të reja; vënia në dispozicion e evidencës studentore dhe e procesverbalit në mbledhjet e hapura me studentët, listëprezenca e tyre, krijimi i klubeve studentore në çdo departament, caktimi i një asistent lektori si pikë kontakti për çdo departament, i cili koordinon aktivitetet me studentët, etj.. Gjithashtu u diskutua dhe për një çështje tjetër me rëndësi që është indeksimi i revistave shkencore.
Rektorati i zgjeruar mblidhet një herë në muaj, ku, përveç zv.rektorëve, dekanëve dhe administratorit, do të jenë të pranishëm të gjithë drejtuesit e departamenteve, të qendrave dhe drejtues të drejtorive kryesore të UNISHK-ut.