Sot, më 3 maj 2024, u zhvillua konferenca shkencore “Qyteti i Shtypit të Pavarësisë”, e cila ishte bashkëpunim i Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti Gazetari dhe Komunikim.
Fjalën përshëndetëse në këtë takim e mbajti rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, e cila theksoi rëndësinë e konferencave shkencore të këtij niveli.
Kjo konferencë shkencore ishte e ndarë në tre sesione. Konferenca theksoi faktin që gjatë fazës së parë të Shtypit të Pavarësisë (1913-1920) një ndër qendrat kryesore të lëvrimit të gazetarisë shqiptare ishte qyteti i Shkodrës, me numrin më të madh të gazetave të botuara gjatë kësaj periudhe.
Kumtesat ishin mjaft interesante dhe u ndoqën me shumë interes.