Në kuadër të aktiviteteve të projektit ERASMUS-EDU-2022-CBHE: "SMART Innovation Centers for the Development of Innovative and Entrepreneurial Thinking to Facilitate the Development of Sustainable Smart Solutions in the ëestern Balkans" – Project: 101082938 – SMART, u organizua një sesion trajnimi me temë “SMART IDEA”, i cili synonte orientimin e studentëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar drejt sfidave inovative SMART.
Qendra SMART BUSINESS HUB, SIC-SBH; më 26 Shkurt 2025, organizoi këtë trajnim me ekspertë të fushës, duke ofruar një takim orientues mbi SMART Innovation Challenge. Aktiviteti u zhvillua në sallën 103 të SMART BUSINESS HUB, pranë Fakultetit Ekonomik, UNISHK, dhe përbënte një hap të rëndësishëm në fuqizimin e të rinjve përmes ideve inovative dhe sipërmarrjes së qëndrueshme.
Qëllimi kryesor i këtij trainimi, ishte:
✨ Njohja me konkursin “SMART IDEA” – Pjesëmarrësit morën informacion të detajuar mbi formatin, objektivat dhe mundësitë që ofron ky konkurs inovativ. 💡 Udhëzime mbi aplikimin dhe zhvillimin e projekteve – U prezantuan hapat kryesorë për përgatitjen e aplikimeve të suksesshme dhe zhvillimin e projekteve me potencial të lartë për zbatim. 🤝 Ndërlidhja e inovatorëve të rinj me mentorë me përvojë – U krijuan hapësira bashkëpunimi midis studentëve, ekspertëve dhe sipërmarrësve me përvojë, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe mbështetjen në procesin e zhvillimit të ideve.
Në këtë trajnim morën pjesë ekspertët Mirza Berdica, Besar Berdica (MSc) dhe Elton Shpuza, të cilët ndanë eksperiencat e tyre me studentët dhe ofruan mbështetje të vlefshme për zhvillimin e projekteve inovative. Diskutimet u karakterizuan nga një atmosferë dinamike dhe bashkëpunuese, ku pjesëmarrësit ndanë ide kreative dhe treguan interes të lartë për të sjellë ndryshime pozitive përmes inovacionit.
Ky aktivitet u organizua nga ekipi i projektit SMART, në bashkëpunim me anëtarët e Qendrës SMART BUSINESS HUB dhe të fakultetit Ekonomik, me qëllimin e fuqizimit të studentëve dhe nxitjes së angazhimit të tyre në aplikimet për sfida të ndryshme të startup-eve dhe sipërmarrjes inovative.
Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm për të fuqizuar të rinjtë, duke i përgatitur ata për të marrë pjesë në SMART Innovation Challenge dhe për të sfiduar veten në ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes. Pjesëmarrësit tashmë janë më të informuar dhe të motivuar për të kontribuar me ide të reja, të cilat mund të sjellin zgjidhje të qëndrueshme dhe me impakt në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të rajonit.
Ylvije Kraja; Emirjeta Bejleri; Alba Berberi; Peter Saraci; Romina Dhora; Elvisa Drishti, studentë të qendrës SMART Loreta Cermeli.