Më 23.06.2023 në mjediset e sallës së rektoratit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" u bë promovimi i ribotimit të librit "Statutet e Shkodrës" ku të pranishëm ishin edhe dy studiuesit kryesorë Lucia Nadin dhe Pëllumb Xhufi.
Albanologia e shquar Lucia Nadin u shpreh se ky libër është produkt i shumë viteve punë intensive kërkimore dhe studimore rreth Statuteve të Shkodrës.Studiuesi Pëllumb Xhufi ndalet tek rëndësia e punës kërkimore, bërë për Statutet e Shkodrës dhe vlerën që bart në histori. Ribotimi i këtij libri u diktua nga fakti që prej vitesh në treg nuk gjendej asnjë kopje e librit shprehen përfaqësues të shoqatës "Korabi", organizatore e takimit dhe financuesit e librit.
Statutet e Shkodrës përbënin kodin normativ vetëqeverisës të Shkodrës gjatë sundimit venedikas. Statute të tilla kanë patur edhe qytete të tjera, por vetëm të Shkodrës janë ruajtur në mënyrë të plotë.