Departamenti i Lëndëve Paraklinke, në bashkëpunim dhe me mbështetje të Organizatës Malteser, zhvilloi një aktivitet me fokus “Ndihmën e parë”, që përkoi dhe me ditën e San Lukës, mbrojtësit të personelit shëndetësor dhe i të sëmurëve.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i “ndihmës së parë” si një nevojë e domosdoshme për shoqërinë e sotme, njohja me teknikat dhe paisjet moderne, rritja e njohurive tek studentët dhe, mbi të gjitha, përgatitja sa më e mirë e një personeli të ardhshëm shëndetësor. Kishte plot studentë që shprehen interes dhe gatishmëri për të marrë njohuri më të thella në këtë drejtim.
Falenderojmë Organizatën Malteser për mbështetjen e vazhdueshme dhe në veçanti studentët që shprehën interesin e tyre për të qënë pjesë e këtij aktiviteti!