• Ankesa

Promovimi i librit “Epistular. Prof. Jup Kastrati - At Justin Rrota. 1951 - 1964” në Universitetin e Shkodrës

Më 19 mars 2025, në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua promovimi i librit “Epistular. Prof. Jup Kastrati - At Justin Rrota. 1951 - 1964”, një botim me vlera të veçanta historike dhe kulturore.

Aktiviteti, i organizuar nga Universiteti i Shkodrës dhe Fondacioni “Jup Kastrati”, mblodhi studiues, pedagogë dhe personalitete të fushës akademike.

Rektori Gjuraj, në fjalën e tij, e quajti Prof. Jup Kastratin një udhërrëfyes të kulturës shqiptare, një akademik të përkushtuar dhe një qytetar që mbrojti me krenari vlerat e Shkodrës. Ai kujtoi pasionin dhe përkushtimin e Kastratit për gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare, si dhe ndikimin e tij të madh në formimin e studiuesve të rinj.

Për librin referuan:

Fatmira Sykja (Kastrati) – Drejtore e Fondacionit “Jup Kastrati”

Diana Kastrati

Prof. Ardian Ndreca – Universiteti “Urbaniana”, Romë

Ky promovim shënoi një moment të rëndësishëm për të rikthyer vëmendjen te vlera e korrespondencës intelektuale mes Prof. Jup Kastratit dhe At Justin Rrotës, duke ofruar një pasqyrë të pasur të jetës akademike dhe kulturore të kohës.