Fakulteti i Shkencave të Natyrës organizoi promovimin e librave shkencorë “Elektriciteti Statik dhe Rrufeja”, si dhe “Dielli lind edhe në Perëndim”, nga inxhinieri dhe profesori Njazi Tafilaj.
Prof.dr. Rasim Bejtullahu, një autoritet në fushën e shkencave natyrore, diskutoi vlerën e këtyre botimeve, duke sjellë perspektiva të reja për studentët dhe profesionistët.
Rektori Gjuraj, i pranishëm në këtë promovim, falënderoi të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve për ndarjen e përvojave mes brezave
Ky takim, që ishte një mundësi e shkëlqyer për të pasuruar programet tona mësimore dhe për të ndarë njohuri të çmuara, u moderua nga prof.as.dr. Elindë Dibra