Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi së bashku me grupin e punës së projektit IDEA - Gjithëpërfshirja në Arsimin e Lartë në Ballkanin Perëndimor, zhvilloi një vizitë pune në Universitetin Masaryk, Brno në Republikën Çeke.
Kjo vizitë kishte si qëllim njohjen me përvojat më të mira të këtij universiteti mbi aksesibilitetit e studentëve me aftësi të kufizuara, përvojë që do të aplikohet në universitetin tonë në vazhdim.
Pjesëmarrësit u njohën konkretisht me shërbimet që ofroheshin, praktikat më të mira lidhur me nevojat e veçanta dhe strukturat mbështetëse (staf akademik, këshillues, psikologë, IT, fizioterapi etj,) të universitetit Masaryk dhe të qendrës Teresiais në këtij universiteti.