Trajnimi 5-7 prill 2022 në universitetin “Donja Gorica”, Podgoricë, në kuadër të projektit Erasmus +“Inclusive tertiary EDucation in the Ëest BAlkanS - IDEA
Gjatë 3 ditëve të trajnimit u njohëm me rolin e këshilluesit akademik, si një person, i cili koordinon punën në mbështetje të studentit me AK.
• I përket një fakulteti apo departamenti
• Lidhet me sekretarinë mësimore
• Lidhet me studentët me AK
• Lidhet me bibliotekën e universitetit
Rolet e këshilluesit akademik:
• Studentët me AK i referohen për të marrë informacion cdo fillim semestri
• Janë pika lidhëse mes universitetit dhe studentit me AK
• Lehtëson takimet e studentit me cdo pedagog të semestrit/ vitit akademik
• Modifikon kushtet e siguron kushte lehtësuese për studentët me AK
• Realizon takime online dhe direct për lëndët, kurset, provimet etj
• Bën të ditur rregulloren dhe procedurat për fakultetet e tjera për këto studentë.
U nënvizua fakti që universiteti përgatit udhëzues specific për secilën mangësi që ka studenti (fizike, sociale, etj).
Udhëzuesit janë thjesht lehtësues të mësimdhënies, të nxënit dhe testimit në cdo lëndë nga pedagogu për studentin me aftësi të kufizuar.