Projekti READ

Me datë 10 shkurt u mbyll me sukses të plotë projekti me temë “Strengthening Healthcare Research Capacity of The Academic Staff, Doctoral and Master Students, and Nurses”/ “Forcimi i Kapaciteve Kërkimore të Kujdesit Shëndetësor të Stafit Akademik, Studentëve të Doktoraturës, Masterit dhe Infermierëve” mbështetur nga projektet READ të AADF.

 

Lektorët e këtij aktiviteti ishin:

Phd. Nertila Podgorica – trajnuese si përfaqësuese e diasporës, Department of Nursing Science, Health University of Applied Sciences, Tyrol, Austria & Department of Nursing Science and Gerontology, UMIT - Private University for Health Sciences, Medical Informatics and Technology, Hall in Tyrol, Austria;

Doc. Dr. Julian Kraja – trajnues si përfaqësues i Departamentit të Lëndëve Paraklinike, Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitetit të Shkodrës dhe kordinator i këtij projekti.

 

Në këtë projekt u trajnuan staf akadeik, studentë të ciklit të tretë Doktoraturë, studentë të master profesional “Psikologji Shëndeti”, studentë të vitit të tretë Bachelor në Infermieri & Mami dhe infermier.

 

Trajnimi u realizua në dy faza, 02 -13 tetor 2023 dhe 01-10 shkurt 2024. U trajnuar rreth 25 pjesëmarrës. Kishte një angazhim maksimal si nga ana e trajnuesve ashtu dhe nga ana e pjesëmarrësve në këtë aktivitet.

 

Trajnimi u realizua në ambjentet e Departamenteve të Lëndëve Paraklinike dhe Lëndëve Klinike. Gjithë pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur nga ky trajnim dhe shprehen dëshirën për të qënë edhe herë të tjera në qoftë se do të ketë trajnime të tilla, pasi trajnime të tilla nuk realizohen fare në fushat e mjekësisë teknike (infermieri, mami dhe fizioterapi).