Në mjediset e Universitetit të Arteve, Tiranë, u organizua njё takim me tё gjithë partnerёt e projektit REACH.
Në datat 27 dhe 28 maj 2022, në mjediset e Universitetit të Arteve, Tiranë, u organizua njё takim me tё gjithë partnerёt e projektit REACH. Projekti Reach me titull “Improving Research capacities of Albanian higher education institutions in conservation and restoration of Cultural Herirage” ështe projekt Erasmus+, qëllim i të cilit është përmirësimi i kapaciteteve të kërkimit shkencor të institucioneve shqiptare të arsimit të lartë në ruajtjen dhe restaurimin e Trashëgimisë Kulturore.
Ky projekt nё kuadrin e tё cilit pritet hapja e laboratorit pёr ruajtjen dhe konservimin e trashёgimisë kulturore është shumë i rëndësishëm për USH.
Projekti koordinohet nga Universiteti i Arteve dhe aktiviteti këto ditë kishte si synim kryesor rishikimim e periudhave kohore të aktiviteteve që kryesisht do të realizohen pranë laboratorëve që do të ngrihen në Universitetet shqiptare si dhe trajnimet që do të realizohen në laboratorët e partnerëve evropianë. Në takim morën pjesë edhe anёtarët e grupit koordinues tё kёtij projekti nga Universiteti ynё.
Diskutime të frytshme për mbarëvajtjen e aktiviteteve të projektit, punë në grupe dhe vizita në Muzeun e Arkeologjisë në Tiranë ishin disa nga momentet kryesore të këtyre ditëve. Universiteti ynë do të jetë një nga partnerët që këtë vit do të organizojë së bashku me ASA dhe Fondazione Flamignia një shkollë verore me fokus ruajtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore në të cilën do të jenë përfitues edhe studentë të Universitetit tonë.
Linku i projektit: https://www.reachculturalheritage.eu/