Projekti "MEDIA DHE INFORMATION LITERACY PËR MËSUESIT E ARDHSHËM"

Në vijim të aktiviteteve të parashikuara nga projekti "MEDIA DHE INFORMATION LITERACY PËR MËSUESIT E ARDHSHËM" i cili po implementohet në 11 IAL Shqiptare nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë, u zhvillua sot në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" një takim me studentë të degëve Mësuesi nga 4 Fakultete të UNISHK. Studentët u njohën me detaje rreth projektit si dhe me tematika rreth medias dhe edukimit mediatik nga dy lektorë ekspert të fushës, znj. Edlira Gjoni dhe z. Lutfi Dervishi. Ky aktivitet do të pasohet me të tjerë më të detajuar në ditët në vijim.