Projekti CRED4TEACH (MOOC-based micro-credentials for teacher professional development)
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në kuadër të projektit CRED4TEACH mori pjesë në takimin e parë të projektit (Kick-off meeting), i zhvilluar në Këln të Gjermanisë me datë 16,17 tetor 2023. Universiteti ynë u përfaqësua nga Prof. As. Dr. Eranda Bilali, koordinatore e projektit, dhe Erjola Djepaxhija nga Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë.
Lideri i këtij projekti, Fachhochschule des Mittelstands (FHM) mblodhi së bashku partnerët nga Shqipëria, Estonia, Mali i Zi, Ukraina, Portugalia, Turqia dhe Ukraina për të bërë prezantimin e përgjithshëm të projektit.
Qëllimi i projektit është zhvillimi profesional i mësuesve përmes trajnimeve dhe vendosjes së mikrokredencialeve të bazuara në sistemin MOOC.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me objektivat, strukturat, planin e punës dhe ҫështje të menaxhimit financiar gjatë zbatimit te projektit. Në fund të takimit u përcaktuan hapat e mëtejshëm për vijimësinë e projektit.