Projektet dhe detyrat e Dizajnit Grafik dhe Ilustrimit të finalizuara me sukses nga studentët e Departamentit të Arteve PikturëGrafikë

Në datat 6 dhe 8 shkurt 2024, u paraqitën disa nga projektet dhe detyrat e Dizajnit Grafik dhe Ilustrimit të finalizuara me sukses nga studentët e Departamentit të Arteve Pikturë/Grafikë, viti III Bachelor, udhëhequr nga pedagogu Senad Xhexhovi.

Studentët kanë marrë njohuri të përgjithshme në programet Adobe Photoshop - Adobe Illustrator dhe janë njohur me procesin e krijimit të logos,

prezantimin vizual dhe pergatitjen e imazheve për print. Gjithashtu studentët kanë ilustruar me metoda dixhitale dhe manuale projektin e një libri duke kaluar në disa faza si: krijimi i skicideve në format storyboard, texti, finalizimi i vizatimeve dhe përshtatja për print.

U urojmë suksese këtyre studentëve!