Në Auditorin A1 të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi" Shkodër, në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja nr. VIII, u zhvillua një sesion informues me studentët e vitit të tretë Bachelor, si dhe të Masterit.
Programi mundëson zhvillimin e aftësive të studentëve në nivel profesional, akademik dhe personal duke zgjedhur për të zhvilluar praktikën pranë Institucioneve Shtetërore, Organizatave Jofitimprurëse ose Bizneseve Private. Thirrja VIII e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është një mundësi për të rinjtë e moshes 21 deri në 26 vjec, të cilët kanë përfunduar minimalisht studimet në nivel Bachelor për të përfituar një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura, njesite e veteqeverisjes vendore, shoqerive tregtare dhe organizatat jofitimprurese dhe sigurisht per praktikantet me te sukesshem arrihet sigurimi I kontratave 1-vjeçare te punesimit ne institucionet publike.
Për çdo pyetje apo informacion