Programet Master të Psikologjisë në Universitetin e Shkodrës fitojnë certifikimin evropian 'EuroPsy', duke përmbushur standardet prestigjioze të universiteteve të Evropës

Me krenari ju njoftojmë se dy programet tona të studimit, Master i Shkencave në Psikologji Klinike dhe Master i Shkencave në Psikologji Organizative, të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, kanë fituar certifikimin evropian të njohur për psikologët “EuroPsy”.

Ky sukses është dëshmi e punës së palodhur të stafit tonë për të përafruar planet tona mësimore, me standardet e universiteteve më prestigjioze evropiane.

Urime të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë arritje të rendësishme për programet tona të studimit dhe që hap dyer të reja në të ardhmen si profesionistë, të studentëve tanë!