Rektorja e Universitetit të Shkodrës „Luigj Gurakuqi“ prof.dr. Suzana Golemi , mirëpriti në një takim zyrtar kryetarin e Akademisë së Shkencave Inovative në Beogad, prof.dr. Marko Todorović i cili shoqërohej nga prof.dr.Mirolub Ivanovic, prof. dr. Milivoje Ćosić, prof.dr. Cvijan Mekić. I pranishëm në takim ishte gjithashtu prof.dr. Elez Osmani pedagog pranë Universitetit të Shkodrës.
Rektorja e Universitetit të Shkodrës „Luigj Gurakuqi“ prof.dr.Suzana Golemi i uroi mirëseardhjen dhe mes tjerash shprehu falënderimet e saj për bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave Inovative, e cila do të shërbejë për punimeve dhe kërkimeve shkencore të përbashkëta kryesisht në fushën e inxhinierisë kimike, bioteknologjisë dhe ekologjisë.
Gjatë takimit, prof.dr. Marko Todorović bëri një prezantim të Akademisë së Shkencave si dhe prezantoi risitë e tij dhe një numër të madh librash e punimesh shkencore profesionale në fushën e bioteknologjisë dhe kimisë. Prof.dr. Marko Todorović është fitues i dy çmimeve Nobel në fushën e kimisë.
Në përmbyllje të takimit, Rektorja e Universitetit të Shkodrës prof.dr. Suzana Golemi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Akademisë së Shkencave Inovative prof.dr. Marko Todorović, duke shprehur besimin në një bashkëpunim efektiv dhe afatgjatë që duhet të kalojë sa më shpejt në hapa konkretë.