• Ankesa

Prof.Asocc.Dr. Eliana Laçej zgjidhet Zv. Rektore Akademike e Universitetit të Shkodrës

Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të mbajtur më 21 shkurt 2025, u zgjodh në postin e Zëvendës Rektorës Akademike pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Eliana Laçej.

Me një karrierë të gjatë akademike dhe një kontribut të spikatur në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, Laçej pritet të sjellë një vizion të ri në menaxhimin akademik të universitetit.

Procesi i zgjedhjes u zhvillua në përputhje me Statutin e UNISHK, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Senatit Akademik, të cilët vlerësuan përvojën dhe angazhimin e saj në arsimin e lartë.

Eliana Laçej do të ketë në fokus të punës së saj çështjet akademike dhe ndërkombëtarizimin e universitetit, duke synuar forcimin e bashkëpunimeve me institucione të tjera dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Suksese dhe punë të mbarë Eliana Lacej