Është mbledhur Konferenca e Rektorëve të Universiteteve të Shqipërisë, ku ndër të tjera është votuar për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese, pas zgjedhjeve në IAL- të në vend.
Me konsensus të plotë, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, është rizgjedhur nënkryetar i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të Shqipërisë, detyrë që e ka pasur deri tani. Kryetar u zgjodh Prof. Dr. Artan Hoxha, rektori i UT-së, ndërsa nënkryetari tjetër nga IAL-të private u zgjodh Prof.Dr. Besnik Aliaj, rektori Polis-it.
Rikonfirmimi i rektorit Gjuraj në këtë detyrë është një vlerësim për Universitetin e Shkodrës, nisur nga fakti se më herët në Konferencën e Rektorëve ishte përfaqësues i një IAL- je private, ndërsa tani është në këtë pozicion si drejtues i një IAL-je publike me traditë të shkëlqyer në jetën akademike të vendit.