Sot, më 25 prill 2024, rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Rajmonda Këçira nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Presidentin e
Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Francë, Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore, zotin Tahir Shabani.
Kjo marrëveshje parashikon organizimin e konferencave shkencore e akademike, simpoziumeve, leksioneve, tribunave të përbashkëta, si dhe forma tjera që të thellojnë bashkëpunimin me profesorë, ekspertë dhe personalitete ndërkombëtare nga karriera akademike dhe diplomatike në Institucionet ndërkombëtare dhe europiane.