Proces

Më 5 korrik 2024, në Galerinë e Arteve Shkodër u çel ekspozita “Proces” e studentëve të Departamentit të Arteve. Studentët prezantuan punimet e tyre artistike në pikturë, vizatim, instalacion dhe videoart të kuruara nga pedagogët Ikbal Kalaja dhe Senad Xhexhovi.

Kjo ekspozitë është frut i punëve të realizuara nga 50 studentë të Departamentit të Arteve, të cilët janë diplomuar në vitin akademik 2023 dhe 2024.

Ekspozita e fundvitit, e cila tashmë është bërë traditë, pati gjithëpërfshirje dhe u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.