Gjatë prezantimit të projekteve dhe detyrave të Dizajnit Grafik dhe Ilustrimit, finalizuara me sukses nga studentët e Departamentit të Arteve Pikturë/Grafikë, viti III Bachelor, udhëhequr nga pedagogu Senad Xhexhovi.
Studentët përvetësuan njohuri të përgjithshme në programet Adobe dhe u njohën me procesin e krijimit të logos, prezantimin vizual dhe përgatitjen e imazheve për shtyp.
Gjithashtu, ata ilustruan me metoda dixhitale dhe manuale një projekt libri, duke kaluar në disa faza:
Storyboard & skic-ide
Mesazhi dhe teksti përshkrues
Finalizimi i vizatimeve
Përshtatja për printim
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe dekania e FSHE, prof. Eranda Bilali, dhe pedagogu i multimedias, Eros Dibra.