Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Zoti Bajram Begaj, emëroi me Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nr.309 datë 26.08.2024, rektorin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Ditën e hënë, më 26 gusht 2024, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Zoti Bajram Begaj, emëroi me Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nr.309 datë 26.08.2024, rektorin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Në komunikimin e tij të parë në cilësinë e rektorit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, shprehet se ndihet i nderuar dhe i privilegjuar që, së bashku me drejtuesit e rinj dhe Senatin Akademik të USH-së, të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit 2024, do të shërbejë me përkushtim, drejtësi, ndershmëri, transparencë e seriozitet, për ta rikthyer USH-në në traditën e vet më të mirë, në një institucion të arsimit të lartë të denjë për qytetin e Shkodrës dhe më gjerë, për komunitetin shkodran dhe të rinjtë shqiptarë në rajon.

Prof. Dr. Tonin Gjuraj, ndër të tjera, shprehet se hapi i parë do të jetë stabilizimi i ligjshmërisë, transparenca dhe transformimi gradual i institucionit, si përgjigje e kërkesave të kohës, studentëve e prindërve të tyre, si dhe tregut dinamik të punës.