Në kuadër të bashkëpunimit mes Departamentit të Lëndëve Paraklinike dhe Organizatës Malteser, studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” janë përfshirë në zhvillimin e praktikave në terren, duke i ofruar popullatës shërbime falas, si: matja e glicemisë, presionit arterial, indeksi i masës trupore dhe edukim shëndetësor.
Sot, në Ditën e Urdhrit të Maltës, kanë dalë në terren dy grupe, njëri në qytetit e Shkodrës dhe tjetri në qytetin e Lezhës.
Ky aktivitet dhe të tjerë si ky, shërbejnë për t’i ardhur në ndihmë popullatës, por edhe si eksperiencë e shtuar për studentët tanë.
Falënderojmë Organizatën Malteser dhe studentët tanë për përkushtimin!