Instituti i Qyterërimeve pranë Qendrës Kombëtare të Kerkimit Shkencor (CNRS) në Paris ishte pritësi i radhës për ekipin e projektit PLACOD. Gjatë takimeve me drejtuesit dhe kërkuesit shkencorë, pedagoget e departamentit të Romanistikës, zbatues të këtij projekti, patën mundësinë të njihen me këtë qendër të ekselencës të kërkimit shkencor në Francë, bibliotekat e pasura dhe unike në rang ndërkombëtar, botimet shkencore dhe projektet ndërdisiplinare, ndër të cilat edhe ato me fokus trashëgiminë arkeologjike në Shqipëri, ku veçohen zbulimet në Apolloni dhe në nekropolin e Komanit, me një rëndësi të veçantë për historinë e qytetërimit në rajon dhe më gjërë. Pedagogët e USH-së patën mundësinë të zbulojnë punën kërkimore-shkencore të doktorantëve, kontributin e tyre për kërkimin shkencor, punësimin pranë universiteteve ose qendrave kërkimore-shkencore franceze ose botërore, si dhe përvojën franceze të dixhitalizimit në sherbim të kërkimit shkencor, kjo e fundit një vlerë e shtuar për projektin PLACOD.
Takimi konvergoi në mundësi bashkëpunimi si akses në arshivat dixhitale, shkëmbime të kërkuesve shkencorë dhe doktorantëve, evente shkencore ose projekte të përbashkëta.