Sot, më dt 11 dhjetor 2023, te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder u mblodhën bashkë studjues të Ballkanit Perëndimor në Konferencën Ndërkombëtare "Pikëtakime Kulturore në Arealin Ballkanik". Tematikat kryesore që u trajtuan ishin nga kultura si ndërmjetësim dhe urë zhvillimi në Ballkanin Perëndimor; etnogjuhësia dhe debati shkencor rreth saj; historia e panjohur e rrugës së famshme Skadarlija në Beograd; mundësitë për të integruar lokalen tek diskursi i gjerë i integrimit rajonal etj.
Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Rajmonda Këçira përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi organizatorët e kësaj konference: Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Gjuhësisë, Departamenti i Letërsisë, në bashkëpunim me Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit dhe Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës.