Takim në Universitetin e Shkodrës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për adoleshentët
Shkodër, 31/01/2025 – Në ambientet e Departamentit të Lëndëve Klinike në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua një takim në kuadër të projektit “Evidentimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore për adoleshentët dhe ndërhyrjet për përmirësimin e situatës”.
Grupi i punës i Universitetit të Elbasanit i përfaqësuar nga pedagoget: Zamira Çabiri, Rajmonda Oboni, Elvira Qosja (pedagoge të FSHMT) dhe Elvira Dode (pedagoge e Fakultetit të Edukimit)
Së bashku me Zamira Shabani, pedagoge në Universitetin e Shkodrës, FSHN, realizuan një diskutim të frytshëm me studentët e Infermierisë .
Ky projekt udhëhiqet nga Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” me mbështetjen e AKShI, dhe ka partnerë:
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”
Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Elbasan, Durrës dhe Shkodër
Qëllimi i projektit është vlerësimi i situatës së shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues. Gjatë takimit në Universitetin e Shkodrës, studentët diskutuan pengesat që hasin në qasjen ndaj këtyre shërbimeve, ndanë eksperiencat dhe opinionet e tyre mbi mënyrat për të përmirësuar situatën.
Zëri i të rinjve është thelbësor për ndryshimin! Ky projekt synon të krijojë zgjidhje konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për ta.