Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi më 3 mars 2025, në Bibliotekën e Universitetit, një aktivitet shkencor përkujtimor me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së patriotit, politikanit dhe shkrimtarit të shquar Luigj Gurakuqi.
Konferenca me temë “Një shekull dritë – Luigj Gurakuqi në kujtesën e kombit” mblodhi studiues të njohur që hodhën dritë mbi figurën poliedrike të Gurakuqit, kontributin e tij në kulturë, gjuhësi, letërsi dhe politikë.
Në hapje të aktivitetit përshëndeti Zv. Rektorja Dragusha, e cila vlerësoi Gurakuqin si një figurë kyçe të historisë dhe identitetit shqiptar.
Programi i konferencës përfshiu kumtesa nga profesorë e studiues të njohur, të cilët trajtuan aspekte të ndryshme të veprës dhe jetës së Gurakuqit, duke nënvizuar ndikimin e tij në arsim, letërsi dhe çështjen kombëtare.
Një aktivitet me vlera të mëdha akademike dhe historike, që përkujtoi një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar!