Administratorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Enejda Vadohej, së bashku me ekipin e saj, janë në krye të punëve për përgatitjet që i paraprijnë nisjes së vitit të ri akademik .
Po punohet me përkushtim për mirëmbajtjen dhe sistemimin e hapësirave universitare, në mënyrë që studentët të mirëpriten në një ambient sa më mikpritës dhe funksional .
Falënderime dhe mirënjohje për Bashkinë Shkodër, për mbështetjen dhe ndërhyrjet konkrete që kanë ndihmuar në përmirësimin e imazhit estetik të ambienteve të jashtme të universitetit
