• Ankesa

Përfundon me sukses workshopi ndërdisiplinor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e konkurrueshmërisë së rajoneve në Shkodër

U përmbyll me sukses workshopi 3-ditor ndërdisiplinor i përbashkët mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universitetit “Polis” dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Mitrovicës, i zhvilluar në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së konkurrueshmërisë në territorin e Bashkisë Shkodër.

Në auditorin A1 të Universitetit të Shkodrës nisi ky workshop me pjesëmarrjen aktive të studentëve dhe stafit akademik nga tre institucionet partnere.

Sot, studentët prezantuan punimet e tyre mbi zhvillimin e qëndrueshëm, trashëgiminë natyrore dhe kulturore

Prezantimet u ndoqën nga:

• Eliana Laçej – Zv.rektore e Universitetit të Shkodrës

• Elona Karafili – Zv.rektore e Universitetit “Polis”

• Sonia Jojic – Përgjegjëse e Departamentit të Art dhe Dizajn në Universitetin “Polis”

• Ervis Krymbi – Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Shkodrës

• Flora Krasniqi – Drejtore e Zyrës së Ndërkombëtarizimit dhe Projekteve në Universitetin “Polis”

Pas një pune intensive në terren, studentët të ndarë në grupe prezantuan ide inovatore mbi turizmin e qëndrueshëm, itineraret turistike dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit

Secili prezantim u ndoq me interes të veçantë, duke nxjerrë në pah vlerat natyrore dhe kulturore të zonës së Shkodrës

Workshopi përforcoi bashkëpunimin akademik dhe tregoi potencialin e të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për rajonet tona.