Një nga momentet më të veçanta të koncertit gala “Ndërmendje,” mbajtur në Teatrin “Migjeni,” ishte performanca e kursit të parë të perkusionit për fëmijë, e drejtuar nga Jetmir Mesi, student i programit BA “Pedagogji Muzikore” në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” .
Fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, nën drejtimin e tij, sollën në skenë një performancë plot ritëm dhe energji që u mirëprit me entuziazëm nga publiku.
Kjo iniciativë shërben si një shembull frymëzues i angazhimit të Universitetit për të mbështetur zhvillimin profesional të studentëve, duke i përfshirë ata në projekte reale dhe me ndikim në komunitet. Performanca e Jetmirit dhe grupit të tij dëshmoi jo vetëm talentin, por edhe potencialin transformues të edukimit artistik.
Urime Jetmir Mesit dhe të gjithë pjesëmarrësve për këtë arritje të shkëlqyer!