Përforcimi i Bashkëpunimit Akademik Takim me Ambasadoren Hungareze për Mundësitë e Shkëmbimeve dhe Bursave në UNISHK

Në vijim të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e UNISHK-ut, rektori Tonin Gjuraj priti ambasadoren e Hungarisë në Republikën e Shqipërisë, zonjën Martina Kasnyik , e shoqëruar nga zonja Kati Görök, konsulle e ambasadës hungareze, si dhe Konsullin e Nderit të Hungarisë, z. Kliti Hoti.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë në fushën e arsimit të lartë . Diskutime të rëndësishme u zhvilluan mbi mundësitë e shkëmbimeve të studentëve dhe stafit akademik, si dhe shkëmbimin e projekteve kërkimore shkencore . Ambasadorja hungareze gjithashtu njoftoi se do të ofrohen 20 bursa për studentët tanë për të studiuar në universitetet hungareze .

Rektori premtoi angazhimin e tij maksimal për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitetet e Hungarisë, veçanërisht me Universitetin e Pécs, me të cilin kemi një marrëveshje të hershme bashkëpunimi, si dhe për faktin se Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Pésc janë pjesë e Alps Adriatics Rectors’ Conference