Rektori i Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", priti në një takim miqësor pedagogët e nderuar: Dr. Diana Kapiti, Docent Ridvan Dibra, Prof. Dr. Elez Osmanoviç, Docent Zenel Lohja dhe Prof. Dr. Alfred Çapaliku me rastin e daljes në pension.
Për kontribut të vyer për dekada në auditorët e Universitetit të Shkodrës, si dhe arritjet e tyre në fushat e shkencës, kulturës e kërkimit shkencor, rektori shprehu mirënjohje te thellë dhe vlerësim të lartë për to.