Universiteti i Shkodrës perkrah shumë Universiteteve shqiptare dhe të tjera enteve botuese merr pjesë në Panairin mbarëkombëtar të librit shkencor dhe akademik. Ky aktivitet prestigjoz për shkencen dhe mendimin intelektual shqiptar u organizua nga Akademia e Shkencave të Shqiperisë dhe Akademia e Arteve të Kosovës.
Universiteti ynë merr pjesë në këtë panair me botimet e tij të buletineve shkencore, studimet shqiptare si dhe mbi 80 tituj, monografi dhe tekste akademike.
Shumë interes për titujt, kërkesa për mjaft botime si dhe shkëmbime mendimesh intelektuale të stafit tonë pjesëmarrës si dhe pjesëmarrësve në panair. Ishin këto impresionet e ditës së parë të panairit, i cili vijon edhe në datat 23 e 24 prill.