U përmbyll Panairi i Tretë Mbarëkombëtar i Librit Akademik e Shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Si një traditë e bashkëpunimit ndërmjet dy Akademive, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kjo ngjarje bashkoi autorët dhe kërkuesit e trevave shqipfolëse në takime e promovime shumë interesante.