• Ankesa

Panairi i Punës dhe Karrierës në Bashkinë Vau i Dejës.

Sot, në qendër të Bashkisë Vau i Dejës, u zhvillua Panairi i Punës dhe Karrierës, një mundësi e rëndësishme për të rinjtë dhe punëkërkuesit për t’u njohur me ofertat e punësimit dhe për të krijuar kontakte të reja profesionale.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ishte i pranishëm me stendën e tij, ku stafi i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, së bashku me studentët, prezantoi materiale ilustruese mbi mundësitë që ofron universiteti dhe programet e studimit.

Në këtë aktivitet, rektorja e UNISHK, Prof. Dr. Blerta Dragusha, mbajti një fjalë përshëndetëse, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për të krijuar mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi profesional.

Përmes këtij prezantimi, UNISHK synoi të informojë të rinjtë mbi mundësitë e arsimimit të lartë dhe rrugëtimin e tyre drejt së ardhmes profesionale.

Studenti në qendër! Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vijon të jetë pranë të rinjve, duke i orientuar drejt zgjedhjeve të informuara për studimet dhe karrierën, si dhe duke forcuar lidhjen mes arsimit, aftësimit dhe tregut të punës.