• Ankesa

Panairi i Punës dhe Karrierës 2025

Panairi i Punës dhe Karrierës 2025, për herë të parë në rang universiteti: Interes i jashtëzakonshëm nga studentët dhe bizneset!

Më 19 maj 2025, në hollin e Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi për herë të parë në nivel universiteti Panairin e Punës dhe Karrierës, një ngjarje që bashkoi botën akademike me atë të biznesit në një platformë të përbashkët bashkëpunimi dhe mundësish!

Rreth 50 biznese dhe institucione morën pjesë në këtë panair, duke prezantuar mundësitë e tyre të punësimit, praktikat profesionale dhe proceset e rekrutimit. Studentët shfaqën një interes të jashtëzakonshëm, duke u angazhuar aktivisht në intervista, rrjetëzim dhe prezantime nga afër të tregut të punës.

Panairi u çel me fjalë përshëndetëse nga:

• Prof. dr. Tonin Gjuraj, Rektor i Universitetit të Shkodrës

• Znj. Teuta Qyteza, Nënkryetare e Bashkisë Shkodër

• Z. Kadri Morina, President i EuroSig & UBA Bank

• Znj. Rozafa Zmijani, Drejtoria Rajonale e Agjencise Kombetare Punesimit dhe Aftesive

Pas intervistave dhe prezantimeve, të pranishmit morën pjesë në një koktej miqësor, ndërsa në panelin përmbyllës u diskutuan temat:

Urat e bashkëpunimit Universitet–Biznes

Roli i të rinjve në tregun e punës

Ky panair shënoi një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të lidhjeve mes arsimit të lartë dhe zhvillimeve ekonomike, me synimin për të përgatitur të rinjtë për një të ardhme profesionale të suksesshme!