Në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, u zhvillua një prej aktiviteteve më të rëndësishme për studentët dhe të diplomuarit – Panairi i Karrierës dhe Punës. Ky event synoi të krijojë ura lidhëse mes të rinjve dhe mundësive reale të punësimit, duke i hapur dyert drejt zhvillimit profesional.
Organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi” (UNISHK) dhe Zyrën e Punës Shkodër, panairi ofroi:
Takime të drejtpërdrejta me kompani dhe organizata prestigjioze
Oferta për punësim dhe praktika profesionale
Hapësira për ndërtimin e rrjeteve të reja profesionale
Rektori Gjuraj, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit Universitet-Biznes, duke e konsideruar këtë si një mundësi të shkëlqyer për studentët dhe të diplomuarit që kërkojnë të bëjnë hapin e parë në tregun e punës.
Gjatë panairit, një tryezë e rrumbullakët bashkoi përfaqësues të Qarkut Shkodër, Universitetit dhe sektorit të biznesit, të cilët diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë për të fuqizuar më tej bashkëpunimin dhe për të adresuar problematikat kryesore.
Ky event ishte një platformë frymëzuese që i dha të rinjve mundësinë të bëjnë hapa të sigurt drejt karrierës së tyre!