Sot, më dt. 27.10.2023, në Bashkinë e Shkodrës u zhvillua “Panairi i Arsimit, Edukimit dhe Punës”. Panairi erdhi pranë të rinjve të qytetit të Shkodrës të cilët tashme e kanë nisur vitin e ri akademik, dhe Universiteti ynë kishte stendën e vet ku bëri prezantimin e aktiviteteve te ndryshme, programeve të studimit, si dhe projekteve e aktivitete me të rinjtë.