• Ankesa

Orë e Hapur në Universitetin e Shkodrës Përvoja Franceze në Mbrojtjen Sociale të Fëmijëve

Në kuadër të muajit të Punës Sociale, Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi një orë të hapur me punonjësin social z. Ndriçim Sulejmani, i cili prej vitesh vepron si monitor edukator në qendrën “Mbrojtja sociale për fëmijët minorenë” në Francë.

Aktiviteti u moderua nga pedagogët Dr. Bujanë Topalli dhe MSc. Elidjon Cami, me pjesëmarrjen e Dr. Elona Hasmujaj dhe studentëve të vitit të dytë dhe të tretë në Punë Sociale. Z. Sulejmani ndau përvoja konkrete, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes psikosociale për individët në situata vulnerabël, sfidat e punonjësve socialë dhe metodat për zhvillimin e aftësive të qëndrueshme për një të ardhme më të mirë.

Studentët shfaqën interes të madh, duke diskutuar mbi strategjitë e ndërhyrjes, sfidat etike të profesionit dhe mundësitë për kontribut në këtë fushë. Ky aktivitet pasuroi njohuritë e tyre mbi mbrojtjen sociale në kontekst ndërkombëtar dhe i frymëzoi për angazhim të mëtejshëm në çështjet e mirëqenies sociale.