Nën udhëheqjen e mrekullueshme të Doct. Arjet Pervizi, ditën e shtunë, më datë 26.04.2025, është zhvilluar një trajnim në Bibliotekën e Universitetit nga Klubi Studentor "Observe" duke u thelluar në strukturën neurotike të përzgjedhjes së partnerit përmes qasjes psikanalitike.📁📖
Një trajnim që na ftoi të reflektojmë thellë mbi dëshirat tona të pavetëdijshme, mbi mënyrën si ndërtojmë marrëdhëniet dhe si fantazitë tona formësojnë realitetin emocional.
Çdo pjesë e trajnimit solli njohuri të reja, pyetje të bukura dhe një dëshirë më të madhe për të njohur veten.🔆🌱
Falenderojmë Bibliotekën e Universitetit për mundësimin e ambientit, gjithashtu edhe Departamentin Psikologji-Punë Sociale. Një falenderim të veçantë për Doct. Arjet Pervizi për trajnimin profesional dhe inspirues si dhe për Fondacionin “Ilios” për mbështetjen dhe besimin në projekte që fuqizojnë zhvillimin akademik dhe personal.🙏🏻✨
Faleminderit edhe të gjithë pjesëmarrësve për energjinë, bashkëbisedimin dhe atmosferën e ngrohtë që krijuam së bashku!