• Ankesa

Një mëngjes plot ide, kreativitet dhe vizion për turizmin digjital!

Një mëngjes plot ide, kreativitet dhe vizion për turizmin digjital!

Në kuadër të lëndës “Menaxhim Udhëtimesh dhe Tour Operator”, u zhvillua leksioni i parë trajnues “Harta Rrëfyese (Story Maps) – Platforma Digjitale për Itinerare Turistike”, i mbajtur nga Liridona Ura nga GO2Albania.

Studentët u njohën me përdorimin e Story Maps si një mjet inovativ për ndërtimin dhe menaxhimin e itinerareve turistike, duke ndërthurur teknologjinë me interpretimin kreativ të territorit.

Kjo është vetëm nisja! Seria e aktiviteteve do të vijojë në terren, në bashkëpunim me GO2Albania, duke e kthyer teorinë në praktikë dhe duke i afruar studentët edhe ma shumë me realitetin e eksplorimit turistik.