Studentë të gazetarisë së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” më 16.05.2022 u mikpritëm nga stafi i News 24. Një ditë praktike ku studentët u njohën nga afër me funksionimin e një redaksie, ndarjen e detyrave, gjetjen e temave, shkrimim e titullit të lajmit, luftën për lajmin e fundit, pasojat e deziformimit, çinformimit etj. Drejtori i Përgjithshëm z.Robert Rakipllari inkurajoi studentët tanë për rezultate të larta me premtimin e dyerve të hapura të televizionit për të rinjtë dhe guximtarët që do të diplomohen në degën Gazetarisë dhe Komunkimit pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës.
Krahas televizionit, pikave të montazhit, regjisë dhe studios së re të emisionit "Open" dhe studiove të reja në ndërtim e siper, me të cilat na njohu znj. Anduena Manushi, drejtoreshë e Programacionit, pamë nga afër funksionimin e Balkan Web, një ndër më të klikuarat në Shqipëri. Drejtori i kësaj të fundit z.Adi Shkëmbi shpjegoi se suksesi vjen nga profesionalizmi, ndërsa Zv.Kryeredaktorja Miranda Kastrati shtoi se guximi dhe këmbëngulja kanë qënë sfidë që kanë dhënë fryte në rritjen e besimit public .Studentët e vitit të tretë u shoqëruan nga pedagogu Altin Mema që jep lëndën"Gazetari Online" dhe tema e trajtuar ishte "Mediat Online,funksionimi i web-it".
Studentët e vitit të dytë u shoqëruan nga pedagogia Hymerta Ura që jep lëndën "Shkrim Raportim Lajmi" dhe tema e diskutuar ishte "Gjuha e thjeshtë e raportimit të lajmit”