Nis punën projekti SHAPE

U mbajt në Prishtinë me 15-17 shkurt takimi i nisjes (kick off meeting) i projektit SHAPE (Sport, Health, and the People - A Western Balkan University Network).
Ky projekt i financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Europian synon të krijojë një rrjet universitar për sportin në Ballkanin Perëndimor dhe të hartojë veprime të përbashkëta, në përputhje me kontekstin evropian dhe rekomandimet e BE-së, për të promovuar një mënyrë jetese aktive në popullatë dhe për të kontribuar në jetën e komunitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Rajoni.​
Projekti zbatohet në USH dhe në 5 universitete të tjera nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në bashkëpunim me 2 universitete nga Italia dhe Austria. Më shumë informacion në lidhje me projektin gjendet në:

 SHAPE (unishk.edu.al)