RASTI I LETONISË
Ilgvars Ābols
Lektor nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Vidzemes, Letoni
8.5.2023
Në kuadrin e bashkëpunimit mes Universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vidzemes, Letoni me daten 8 Maj 2023, në ambjetet e Fakultetit Ekonomik, me nismen e Departamentit të Turizmit u mbajt leksioni i hapur me studentat e Turizmit nga pedagogu i Departamentit të Turizmit Ilgvars Ābols i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vidzemes në Letoni. Leksioni me temë “Eventi si mjet promocional i destinacionit dhe pjesë e eksperiences së vizitorve” kishte në fokus vlersimin e organizimit të ngjarjeve jo vetëm si pjesë e eksperiencës së vizitorëve, por edhe si një mjet promovimi i destinacionit, dhe si një nga faktorët e konkurrencës së destinacionit turistik. Lektori I. Ābols prezantoi zingjirin e impakteve të ngjarjes si në krijimin e imazhit të destinacionit dhe vendi; në rritjen e fluksit të turizmit vendas dhe të huaj; në ndikimin e zvogëlimit të sezonalitetit; në përmirësimin e aksesit të banorëve vendas ndaj ngjarjeve kulturore dhe sportive; në vizita të përsëritura jo vetëm për pjesmarrjen në ngjarje, po për të vizituar atraksionet e tjera të destinacionit; në rritjen e konkurrueshmerisë së destinacionit dhe shtimin e të ardhurave të ndermarrjeve të vogla dhe të mesme Ai e konkretizoi leksionin me prezantimin e organizimit të ngjarve të ndryshme në Letoni, ku po vecojmë më kryesoret. Mega ngjarjet e kulturës letoneze janë Festimi i Këngës dhe Valleve Letoneze - një fenomen i jashtëzakonshëm që ka ndodhur në Letoni që nga viti 1873 dhe është njohur si një kryevepër e UNESCO-s e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit që organizohet cdo pesë vite në fillim të korrikut, në Riga, kryeqyteti i Letonisë. Festimi i Këngës dhe Valleve Rinore në Shkollë është ngjarja më domethënëse me audiencë të synuar të rinjtë të shkollës nga mosha 7 deri në 22 vjeç. Festivalet më të mëdha të muzikës klasike në Letoni janë Festivali Muzikor Jurmala dhe Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Operas Sigulda, ku marrin pjesë yje të muzikës klasike nga e gjithë bota dhe sigurisht nga Letonia. Festivalet më të mëdha të muzikës pop në Letoni janë "Pozitivus festival", "Summer Saund" dhe "Laba daba". Çdo qytet dhe qytezë letoneze organizon çdo vit festivalet e qytetit dhe qytezës së tij.. Ngjarjet sportive mbahen gjithashtu shpesh në Letoni si te nivelit botëror ashtu dhe europian. Për banorët vendas, gara e vrapimit, shumë e popullarizuar, në shtigje "Roe Buck" (Stirnu buks) mbahet që nga viti 2014. Qëllimi është inkurajimi i çdo qytetar të Letonisë që të vrapojë në shtigjet më piktoreske të pyjeve letoneze – një mjedis ku çdo njeri bëhet më i mirë, më i dashur dhe i hapur, si dhe për të popullarizuar stilin e jetës së shëndetshme dhe atletike. Leksioni u ndoq me interes nga studentët dhe ngjalli diskutime mes studentëve dhe lektorit.
EVENT AS DESTINATION PROMOTION TOOL AND PART OF VISITOR’S EXPERIENCE
- THE CASE OF LATVIA
Ilgvars Ābols
Guest Lecturer from Vidzeme University of Applied Sciences, Latvia
8.5.2023
In the framework of the cooperation between the University of Shkodra 'Luigj Gurakuqi and the University of Applied Sciences of Vidzeme, Latvia on May 8, 2023, in the premises of the Faculty of Economics, at the initiative of the Department of Tourism, an open lecture was held with Tourism students by the lecturer of the Department of Tourism Ilgvars Ābols of Vidzeme University of Applied Sciences in Latvia. The lecture on "The event as a promotional tool and part of the experience for visitors" focused on the evaluation of the organization of events not only as part of the experience for visitors, but also as a means of promoting the destination, and as one of the factors of competition in the destination. touristic. Lecturer I. Ābols presented the chain of impacts of the event as in creating the image of the destination and the country; increasing the flow of domestic and foreign tourism; nw the impact of the reduction of seasonality; improving local residents' access to cultural and sports events; n visits are made not only to participate in an event, but to visit other attractions of the destination; on increasing the competitiveness of the destination and increasing the income of small and medium enterprises. He concretized the lecture with the presentation of the organization of various events in Latvia, where I am highlighting the most important ones. The mega events of Latvian culture are the Latvian Song and Dance Festival - an extraordinary phenomenon that has been taking place in Latvia since 1873 and has been recognized as a UNESCO Masterpiece of the Oral and Intangible Heritage of Humanity which is organized every five years at the beginning of July, nw Riga, capital of Latvia. The Youth Song and Dance Celebration at School is the most significant event with a target audience of school youth from 7 to 22 years of age. The biggest classical music festivals in Latvia are Jurmala Music Festival and Sigulda International Opera Music Festival, where classical music stars from all over the world and of course from Latvia take part. The biggest pop music festivals in Latvia are "Pozitivus festival", "Summer Sound" and "Laba daba". Each Latvian city and town organizes its own city and town festivals every year. Sporting events are also often held in Latvia both at the world and European level. For local residents, the very popular trail running race "Roe Buck" (Stirnu buks) has been held since 2014. The aim is to encourage every citizen of Latvia to run on the most picturesque paths of Latvian forests – an environment where every person becomes better, more loving and open, as well as to popularize the healthy and athletic lifestyle. The lecture was followed with interest by the students and created discussions between the students and the lecturer.