Studentët e vitit të tretë të Departamentit të Gjuhës Angleze në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizuan me kreativitet e pasion aktivitetin “From Words to Wanderlust: A Literary Tourism Day”, nën udhëheqjen e pedagoges Ilda Erkoçi. Ky event shërbeu si një udhëtim virtual dhe emocional përmes vendeve që letërsia i ka shndërruar në ikona turistike.
Pas gati 17 vitesh përvoje kërkimore dhe botuese në fushën e turizmit letrar, pedagoge Erkoçi vendosi të bëjë bashkëudhëtarë studentët e saj në këtë rrugëtim unik, ku fjala bëhet udhërrëfyes drejt kulturave dhe vendeve të ndryshme.
Aktiviteti përfshiu rubrika të ndryshme:
• Një prezantim mbi konceptin e turizmit letrar;
• Shembuj ndërkombëtarë nga letërsia britanike dhe amerikane;
• Një podcast i veçantë me një intervistë imagjinare me Charles Dickens;
• Një shëtitje virtuale në Dublinin e James Joyce;
• Një ditar letrar dhe një letër kreative nga një personazh i rivendosur në realitetin e sotëm;
• Dhe në fund, një kuic argëtues “Where in the World Is that Book?” për të testuar njohuritë e pjesëmarrësve në mënyrë interaktive!
Ky aktivitet solli në pah kreativitetin, bashkëpunimin dhe pasionin e studentëve për letërsinë dhe gjuhën angleze, duke krijuar ura mes teorisë akademike dhe praktikës kulturore.